Francesco Crispi, kryeministri arbëresh i Italisë
Crispi kishte origjine te paster arbereshe. Ai ka qene per 6 vite Kryeminister i Italise ( 1887- 1891 dhe 1893-1896).
Nga Saimir Z. Kadiu
Duke kujtuar arbereshin me te famshem te Italise ne 120 vjetorin e vdekjes…
Palazzo Adriano, eshte nje vendbanim i rendesishem i arberesheve ne Itali.
(Kjo edhe sipas ligjit 482/99 te legjislacionit Italian.)
Nga ky qytet i vogel e ka origjinen edhe Francesco Crispi (4 tetor 1818 – 12 GUSHT 1901), kryeministri i pare Italian qe vinte nga Italia e Jugut.
Ai ka qene per 6 vite Kryeminister i Italise ( 1887- 1891 dhe 1893-1896).
Shume i famshem… e kane krahasuar edhe me Bismarkun dhe Gladston.
Gjithashtu duke qene shume autoritar eshte konsideruar edhe si paraardhesi i Benito Musolinit.
Kjo ishte edhe aresyeja qe gjate periudhes se komunizmit emri i tij nuk eshte permendur asnjehere ne Shqiperi.
Crispi kishte origjine te paster arbereshe. Ne nje telegram te vitit 1895 ( kur ishte kryeminister), per çeshtjen shqiptare ai ka folur per origjinen e tij:
“Nga zemra dhe nga gjaku jam nje shqiptar dhe gjithashtu nje italo-shqiptar nga Siçilia”.
Palazzo Adriano, vendlindja e tij por edhe poetit te nadh Gavril Dara i Riu, lidhet edhe me filmin me te madh Italian te 50 viteve te fundit… “Kinemaja e re Parajsa” te Giuseppe Tornatores. Pjese te ketij filmi jane xhiruar ne Palazo Adriano…ku ende arbereshet “bejne ligjin”… pjesa tjeter ne Bagheria vendlindjen e Tornatores…
Do te kete ndonje lidhje ne prejardhjen e regjizorit te famshem Italian Palazzo Adriano me Bagheria-n?