“La Croix”: Ambasadori i Francës shpëton pilotin amerikan Howard Curran nga burgu në Shqipëri

La Croix” ka botuar, në fillim të muajit janar 1958, tre shkrime në lidhje me uljen e detyruar të një avioni amerikan asokohe në tokën shqiptare


Nga Aurenc Bebja, Darsiani.com

“La Croix” ka botuar, në fillim të muajit janar 1958, tre shkrime në lidhje me uljen e detyruar të një avioni amerikan asokohe në tokën shqiptare dhe largimin e tij nga atdheu ynë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar.

SHKRIMI I PLOTË

Një avion luftarak amerikan i detyruar të ulej në Shqipëri

La Croix, e enjte, 9 janar 1958, f.8 :

 

Tetë ditë pas kapjes së Skymaster-it britanik, radioja shqiptare e dëgjuar në Beograd njoftoi se një pajisje ushtarake amerikane – avion luftarak – kishte shkelur jugun e Shqipërisë dhe kishte fluturuar mbi qytetet e Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit, duke u drejtuar kështu drejt Tiranës.

 Forcat e detyruan aeroplanin të ulej në një aerodrom shqiptar, shtoi Radio Tirana, e cila tha se aeroplani pilotohej nga majori Howard Kennan dhe se një hetim ishte hapur nga autoritetet shqiptare.

 Sipas autoriteteve amerikane, aeroplani i kapur u raportua i humbur më 23 dhjetor, gjatë një fluturimi Chateauroux-Napoli.

***

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët do të lirohet së shpejti

La Croix, e shtunë, 11 janar 1958, f.2 :

Oficerët e Forcave Ajrore të SH.B.A.-ve kanë njoftuar se Majori Howard Curran, pilot i avionit që u zhduk para Krishtlindjeve, do të lirohet nga autoritetet shqiptare pas “dy ose tre ditësh”.

 Në qarqet zyrtare të bazës amerikane të Châteauroux, deklarojnë se e kanë mësuar lajmin nga një telefonatë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Paris.

 Sipas këtyre qarqeve, zyrtari i ambasadës njoftoi se Majori Curran dhe aeroplani i tij, një avion stërvitjesh T-33, do të liroheshin sa të përmirësohej koha (moti).

 Ambasada e SH.B.A.-së në Paris ka shumë të ngjarë ta ketë marrë informacionin e saj në Quai d’Orsay.

 Ne e dimë që z. Keller, ambasador i Francës në Tiranë, ka dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

***

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët ka pasur vetëm një defekt karburanti

La Croix, e diel, 12 janar 1958, f.2 :

Majori amerikan Howard Curran, aeroplani i të cilit bëri një ulje të detyruar në Shqipëri më 23 dhjetor, arriti në Beograd. Majori u përshëndet ndërsa doli nga aeroplani nga konsulli dhe zëvendës atasheu i forcave ajrore amerikane, si dhe shumë gazetarë të huaj, fotografë të shtypit dhe televizionit.

 I sulmuar me pyetje, ai tha se nuk e kishin detyruar të ulej, por i kishte mbaruar karburanti. Ai ishte duke udhëtuar nga baza e tij në Chateauroux për në Napoli, por humbi orientimin, pajisjet e tij të navigimit (fluturimit) nuk funksiononin normalisht. Pasi qëndroi në ajër për dy orë e gjysmë, i kishte mbetur karburant vetëm për dhjetë minuta.

 Gjatë uljes, njëra prej gomave shpërtheu dhe ai nuk e dinte se ishte në një aerodrom shqiptar. Majori amerikan tha se ai ishte trajtuar mirë dhe se ishte marrë në pyetje në mënyrë normale. Ai ishte i lirë të lëvizte, por shoqërohej gjithmonë nga një ushtar shqiptar.

***

U mbajt i arrestuar 19 ditë në Shqipëri

La Croix, e mërkurë, 15 janar 1958, f.5 :

Majori amerikan Howard Curran u kthye në bazën ushtarake të Châteauroux pasi u ndalua për 19 ditë në Shqipëri, ku iu desh të bënte një ulje të detyruar. Në dokumentin tonë, aviatori shpërthen nga gëzimi kur gjen tre fëmijët e tij: Pat-in, Mike dhe Mary-n e vogël, jo më pak të lumtur që panë sërish babanë e tyre.

Burimi: Darsiani.com

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.