Yuri Kim takon gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare
Ambasadorja amerikane e përshkruan Kadarenë, si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës.
“Identiteti evropian i shqiptarëve’ është po aq bindës sot sa ishte kur u publikua në vitin 2006”, përmes këtyre fjalëve Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka zgjedhur të reflektojë takimin e saj me gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare.
“Ndërsa shohim për nga e ardhmja, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë” vijon ambasadorja.
Ajo e përmbyll postimin e saj, duke e cilësuar një kënaqësi diskutimin me Kadarenë, të cilin e përshkruan si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës.
“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, shkruan ambasadorja Kim.
Kadare’s “Identiteti evropian i shqiptarëve” is as compelling today as it was when he published it in 2006. As we look to the future, the European identity of the Albanians is more relevant than ever. Pleasure to have this discussion in person w/one of Europe’s greatest thinkers. pic.twitter.com/STtZZ0CBbY
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 14, 2021