Senatori amerikan, Bob Menendez: Populli shqiptar i tregoi edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”!
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez, ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afganë që janë në rrezik nga talebanët.
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez, ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të strehuar refugjatë afganë që janë në rrezik nga talebanët.
Në një postim në rrjetet sociale, senatori Menendez shprehet se populli shqiptar i tregon kështu edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”.
“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona,” shkruan Menendez.
I welcome the Albanian government’s decision to give temporary safe haven to those fleeing the Taliban onslaught in Afghanistan. The people of Albania are once again showing the world what “BESA” means. You have our respect and thanks. https://t.co/HLQ1x4pRxV
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) August 15, 2021
Vendimi i Shqipërisë u vlerësua më herët edhe nga ish -Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.