Yuri Kim: Populli shqiptar i ka dhënë besën SHBA-ve!
Ambasada amerikane në Tiranë ka vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare, për të strehuar qytetarë afganë në Shqipëri.
Ambasada amerikane në Tiranë ka vlerësuar vendimin e qeverisë shqiptare, për të strehuar qytetarë afganë në Shqipëri.
Ambasadorja Yuri Kim vlerëson besën e shqiptarëve, ndërsa thekson se kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Kim shprehet se, SHBA është krenare që ta quajë Shqipërinë mike dhe aleate.
“BESA, kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan Yuri Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe reagimin e Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez. Gjithashtu, Menendez vlerësoi vendimin e strehimit.
BESA – when it matters most, the Albanian people always show honor, courage and kindness. We are proud to call you our friend and Ally. ?? ?? https://t.co/OS3sE263mH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 15, 2021