Blendi Fevziu: Shqipëria e ka detyrim jo nga NATO dhe SHBA, por nga historia e saj mikpritjen e afganëve

Ne duhet ti presim afganet e kercenuar sepse duke vuajtur nen nje regjim nder me kriminalet ne bote, sic ishte ai komunist, e dime shume mire se cila eshte e ardhmja e tyre nese mbeten aty.


Nga Blendi Fevziu, drejtues i “OPINION”

Duke ndjekur lajmet e ores 15:30 ngela tejet i befasuar nga debati lidhur me ardhjen ne Shqiperi te nje kontigjenti afganesh qe kercenohen nga regjimi i talebaneve qe sot hyri ne Kabul.

U befasova akoma me shume nga fakti qe klasa politike shqiptare justifikohet me idene se kete e ka kerkuar NATO dhe SHBA; apo qe rrjetet sociale po mbushen me foto denigruese te talbaneve me kallashnikove ne dore.

Personalisht, une besoj se Shqiperia e ka detyrim jo nga NATO, jo nga SHBA, por nga historia e saj mikpritjen e afganeve apo cdo kombesie tjeter te kercenuar. Me emigracionin ne jemi nje komb ne borxh dhe kemi pjesen tone te borxhit per te shlyer.

Ne duhet ti presim afganet e kercenuar sepse duke vuajtur nen nje regjim nder me kriminalet ne bote, sic ishte ai komunist, e dime shume mire se cila eshte e ardhmja e tyre nese mbeten aty.

Ata jane elita e sotme e Kabulit. Ne e kemi me te qarte se kushdo fundin e atyre pak njerezve te shkolluar e te emancipuar, qe ngjan me fatin e shume intelektualeve ne vitin 1945 e deri ne 1990 ne Shqiperi.

E dyta, perendimi ka strehur me vite emigrante politike shqiptare dhe ky eshte nje detyrim i gjithe vendeve demokrartike te civilizuara.
Ne kemi ende te fresket eksodet e vitit 1990 apo 1991, kur bota na mirepriti me gjithe problemet qe solli ai eksod. Ne kemi qene me shume se kushdo popull ne europe viktima te politikave antiemigrante. Ndaj te perkrahesh sot keto ide ne Shqiperi do te thote te justifikosh racizmin dhe perbuzjen qe kane vuajtur ne 3 dekada emigrantet shqiptare.

Se fundmi ne jemi pjese e nje bote te integruar ne te cilen, jep dhe merr. Ideja qe vetem te marrim pa dhene kurre eshte me shume se neveritese.
Su fundmi, c’do kishte ndodhur nese Ne, Maqedonia dhe perendimi sdo kishte hapur dyert per emigrantet shqiptare te Kosoves, por do ti kishte lene ne doren e Milloshevicit.

Ndaj, per mua e kedo qe mendon si une, afganet jane te mirepritur, tranzit, ose per tu bere shtetas te ketij vendi sic shume shqiptare jane bere shtetas te vendeve te tjera te botes.

Per te gjithe ata qe tallen me fotografite e emigranteve, po ju sjell ne kujtese me keto foto eksodin tani. Secili prej tyre eshte njeri nga ne!

Lexo më shumë nga

Kumbaro: “Turi i kullave” zbuloi trashëgiminë e pasur materiale dhe kulturore të luginës së Matit

“Turi i Kullave”, një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare nga një vështrim i panjohur më parë, hapi portat…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kumbaro: “Turi i kullave” zbuloi trashëgiminë e pasur materiale dhe kulturore të luginës së Matit

“Turi i Kullave”, një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare nga një vështrim i panjohur më parë, hapi portat…