Yuri Kim takon Steve Butler, ish-agjenti special në FBI tani këshilltar i BKH
Këshilltari i ri i BKH, Steve Butler ka mbërritur në Shqipëri. Ish-agjenti special në FBI ka takuar ambasadoren Yuri Kim.
Këshilltari i ri i BKH, Steve Butler ka mbërritur në Shqipëri. Ish-agjenti special në FBI ka takuar ambasadoren amerikane Yuri Kim teksa kanë diskutuar për SPAK dhe hetimin e ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Butler do të veprojë si këshilltar në institucionin e ri të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit e cila bashkëpunon me SPAK dhe mbështetet nga SHBA.
STATUSI NGA AMBASADA E SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese.