“Strehimi i afganëve”, Olta Xhaçka: Nëse e bën Shqipëria, çdo vend anëtar i NATO-s mund ta bëjë
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, takim i zhvilluar për situatën në Afganistan.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, takim i zhvilluar për situatën në Afganistan.
Pas këtij takimi, Xhaçka nëpërmjet një reagimi në “Twitter” rithekson se Shqipëria është gati të presë qytetarët, jeta e të cilëve është në rrezik, ndërsa shtron pyetjen nëse një vend si Shqipëria arrin të ofrojë strehim, përse vendet e tjera nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.
“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne.
Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot”, tha Xhaçka gjatë fjalës së saj.
Gjithashtu ajo njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë. Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët.
2/2 We have an obligation to people who worked and fought with us. We can and must help. This is about the future of #NATO as much as about humanitarian mission.
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) August 20, 2021