60 viktima nga sulmet kamikaze në Kabul, midis tyre 12 ushtarë amerikanë
Të paktën 60 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve kamikaze në Afganistan.
Të paktën 60 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve kamikaze në Afganistan.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetit Publik në Afganistan.
Ndërsa, sipas AP, mes viktimave janë edhe 12 ushtarë amerikanë, më konkretisht 11 marinsa dhe një mjek ushtarak.
Si pasojë e shpërthimeve mbetën po ashtu të plagosur të paktën 140 persona.
Më herët gjatë të enjtes ndodhën dy shpërthime në aeroportin e Kabulit.
Sipas SHBA, ky ishte një sulm i koordinuar i ISIS, por ende janë duke u bërë verifikime. Mediat raportojnë edhe për një shpërthim të tretë, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar kurse numri i viktimave pritet të rritet.