Ardhja e 121 afganëve, Yuri Kim: Shqipëria ofroi mbrojtje, krenare t’ju quajmë mik dhe aleat
Në pritjen e 121 afganëve të parë në Rinas, me ministren Olta Xhaçka, ishte dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Në pritjen e 121 afganëve të parë në Rinas, bashkë me ministren e jashtme shqiptare, siç e bëri të ditur dhe vetë përmes një postimi në Twitter, ishte dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
“Pritëm grupin e parë të afganëve që janë në kërkim të një strehimi të përkohshëm në Shqipëri. Siç ka bërë gjithmonë, populli shqiptar dhe një herë ofroi mikpritje dhe mbrojtje ndaj kujt ka nevojë më shumë. Jemi krenar t’ju quajmë miq dhe aleatë”, shkroi ambasadorja Kim.
Afganët kanë mbërritur në Shqipëri pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së premtes. Mes tyre ka fëmijë dhe gra, por edhe të moshuar.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pas marrjes së pushtetit nga Talibanët.
FM @xhacka_olta & I welcomed the first group of Afghans seeking temporary refuge in Albania. As they have always done, the people of Albania are once again providing hospitality & protection to those in greatest need. We are proud to call you a friend & ally. Thank you. pic.twitter.com/0jHNmbabFE
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 27, 2021