Europa League me format të ri, tetë grupet e edicionit 2021-2022!

Edicioni 2021-2022 i Europa League mori jetë këtë të premte me shortin e fazës së grupeve që u hodh në Stamboll të Turqisë.


Edicioni 2021-2022 i Europa League mori jetë këtë të premte me shortin e fazës së grupeve që u hodh në Stamboll të Turqisë. Ky sezon vjen me një format ndryshe pasi nga 48 skuadra dhe 12 grupe që ishin më parë do të jenë vetëm 8 grupe dhe 32 skuadra me 8 të parat që do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ave ndërkohë që 8 skuadrat e renditura në vendet e dyta do të përballen me 8 skuadrat që vinë nga Championsi për të përcaktuar 16 ekipet që do të marrin pjesë në raundin e 1/8-ave.

Skuadrat mësuan rrugëtimin drejt finales së Ramon Sanchez Pizjuan që do të zhvillohet më 18 maj. Goglat e përzgjedhura nga dy ish-lojtarë spanjollë si Marcos Senna dhe Andres Palop vendosën në grupin A Olympique Lyon, Rangers, Spartën e Pragës dhe Brondby-in me skuadrën e Peter Bosz që edhe falë edhe cilësive të Xherdan Shaqirit konsiderohet favoritja kryesore në këtë grup. Grupi B është edhe një nga më interesantët e këtij kompeticioni pasi do të masin forcat Monaco, PSV Eindhoven, Real Sociedad dhe Sturm Graz. Short i pranueshëm edhe për Napolin që pavarsisht se është në grup me anglezët e Leicester City-t do të ketë si kundërshtarë edhe Spartakun e Moskës dhe Legian e Varshavës skuadër ku luajnë edhe dy ish-futbollistët e Tiranës, Muçi dhe Çelhaka.

Grup shumë i balancuar mund të konsiderohet ai D me ekipe si Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Fenerbahce dhe belgët e Antëerp tek të cilët është transferuar sëfundmi ish-mesfushori i Romës dhe Interit Radja Nainggolan. Grup me emra të mëdhenj mund të konsiderohet grupi E, ku përveç Lazios së Sarrit, Hysajt, Strakoshës dhe Muriqit bëjnë pjesë edhe Lokomotiva e Moskës, Olympique Marseille i Jorge Sampaolit dhe gjigandët turkë të Galatasaray-t. Grup pa emra të mëdhenj ai F me ekipe si Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets dhe Midtjylland.

Short shumë i vështirë për Ferencvarosin e Myrto Uzunit që do të masë forcat në grupin G me gjermanët e Bayer Leverkusen, skocezët e Celtic dhe spanjollët e Real Betis. Në grupin H dhe atë të fundit skuadra më e kuotuar për t’u renditur në vendin e parë është West Ham edhe pse anglezët e kanë pjesëmarrjen e tyre të parë në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa bashkë me Hammers bëjnë pjesë edhe Dinamo Zagreb, Genk dhe Rapidi i Vjenës. Ndeshjet e para të fazës së grupeve të këtij edicioni të Europa League do të zhvillohen në datën 16 shtator dhe do të transmetohen ekskluzivisht në Supersport, ashtu si të gjitha sfidat e tjera deri në finalen e madhe.

GRUPI A: Lyon, Rangers, Sparta Praha, Brondby

GRUPI B: Monaco, PSV, Real Sociedad, Sturm Graz

GRUPI C: Napoli, Leicester, Spartak Moskva, Legia

GRUPI D: Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Fenerbahçe, Antwerp

GRUPI E: Lazio, Lokomotiv Moskva, Marseille, Galatasaray

GRUPI F: Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland

GRUPI G: Bayer Leverkusen, Celtic, Real Betis, Ferencváros

GRUPI H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham, Rapid Wien

DATAT E NDESHJEVE NË GRUPE – Ndeshjet e para 16 shtator, ndeshjet e dyta 30 shtator, ndeshjet e treta 21 tetot, ndeshjet e katërta, 4 nëntor, ndeshjet e pesta 25 nëntor, ndeshjet e gjashta 9 dhjetor.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…