“Erdhëm nga ferri në parajsë” – Rama u çon dhurata fëmijëve afganë në Durrës

Me dhurata dhe me urimin për një jetë më të mirë, kryeministri Edi Rama u ka uruar mirëseardhjen afganëve të strehuar mes Durrësit dhe Kavajës


Me dhurata dhe me urimin për një jetë më të mirë, kryeministri Edi Rama u ka uruar mirëseardhjen afganëve të strehuar mes Durrësit dhe Kavajës të cilët mbërritën në vendin tonë pak pas mesnatës.

Kreu i qeverisë tha se e kupton situatën që ata po jetojnë sot pasi edhe shqiptarët kanë qenë dikur në vendin e tyre. Një prej grave afgane falënderoi kryeministrin ndërsa zbuloi edhe një detaj të veçantë, se një prej bebeve afgane feston ditëlindjen pikërisht sot, në ditën e parë të një jete të re në Shqipëri.

Rama shkëmbeu edhe batuta me disa prej fëmijëve, teksa shpërndau dhuratat, ndërsa iu kërkoi atyre të fillojnë të mësojnë edhe gjuhën shqipe.


Pjesë nga biseda

Edi Rama: Më në fund ia dolët

Gruaja afgane: Me shumë vështirësi por ia dolëm. Ju falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë që keni treguar për grupin tonë. Kolegët tuaj kanë bërë punë të mrekullueshme.

Edi Rama: Përpiqemi të bëjmë më të mirë. Faleminderit shumë. Kemi qenë në këtë pozitë e dimë se çfarë është.

Gruaja afgane: Këta janë disa nga njerëzit tanë këtu.

Edi Rama: Pra çdo gjë është në rregull?

Gruaja afgane: E përsosur faleminderit shumë.

Edi Rama: Kjo është ministrja jonë.

Gruaja afgane: Po jemi takuar. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm. Nuk ka qenë e lehtë. Ende duket jo reale. Duket sikur do zgjohemi nga një makth. Duket si të vish nga ferri në parajsë.

Edi Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët.

Gruaja afgane: Jam e bindur që do ju pëlqejnë shumë.

Edi Rama: Do një top, një top basketbolli.

Gruaja afgane: Ky është bashkëshorti im dhe vajza. Ky i vogli këtu ka sot ditëlindjen e parë.

Edi Rama: Ju pëlqejnë dhuratat, tani duhet të filloni të flisni shqip.

Gruaja afgane: Faleminderit kryeministër, ne për çdo gjë jemi këtu.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…