KS i OKB-së dënon sulmin në Kabul

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmin në aeroportin e Kabulit.


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmin në aeroportin e Kabulit.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit theksuan nevojën që të mbahen përgjegjës organizatorët, financuesit dhe sponsorët e këtyre akteve të dënueshme të terrorizmit dhe të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Këshillit 15-anëtarësh.

KS i OKB-së gjithashtu “përsëriti rëndësinë e luftimit të terrorizmit në Afganistan për të siguruar që territori i Afganistanit të mos përdoret për të kërcënuar ose sulmuar ndonjë vend”.

Mediat amerikane raportojnë se numri i të vdekurve nga sulmi jashtë aeroportit të Kabulit është rritur n mbi 170.

CNN dhe CBS News cituan një zyrtar shëndetësor afgan të ketë thënë se numri i të vdekurve është rritur ndjeshëm, që dallon nga raportimet e mëparshme për rreth 100 viktima.

Një korrespondent i CBS njoftoi se të paktën 200 persona të tjerë u plagosën.

Shteti Islamik (IS), një armik i talebanëve si dhe i Perëndimit, mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se një nga kamikazët e tij vetëvrasës nga filiali i tij, IS-K, kishte në shënjestër “përkthyes dhe bashkëpunëtorë me ushtrinë amerikane”.

Sulmi vetëvrasës me bombë që ndodhi më 26 gusht në afërsi të aeroportit të Kabulit la të vrarë edhe 13 trupa amerikane.

Të enjten, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të hakmerret kundër grupit militant Shteti Islamik.

Sulmi ndodhi vetëm pak ditë para afatit të 31 gushtit për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani.

“Nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani”, tha Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë. /REL/

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.