Organizuan sulmet terroriste në Kabul, SHBA vret me dron dy operativë të lartë të ISIS-K

Sulmi amerikan vrau dy operativë të lartë të ISIS-K për të cilët ushtria beson se ishin përgjegjës për planifikimin e sulmit vdekjeprurës ndaj Shteteve të Bashkuara në Kabul


Më pak se 48 orë pas shpërthimit vdekjeprurës pranë aeroportit të Kabulit, forcat ushtarake amerikane u kundërpërgjigjën me një sulm me dron të premten ndaj degës afgane të Shtetit Islamik të njohur si Shteti Islamik Khorasan.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha sot se sulmi amerikan vrau dy operativë të lartë të ISIS-K për të cilët ushtria beson se ishin përgjegjës për planifikimin e sulmit vdekjeprurës ndaj Shteteve të Bashkuara në Kabul. Një person i tretë ka mbetur i plagosur.

Dimë që nuk ka viktima civile” tha gjenerali William Taylor në konferencën për shtyp të Pentagonit.

ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës në perimetrin e aeroportit të Kabulit të enjten, në të cilin u vranë të paktën 170 afganë dhe 13 anëtarë të shërbimit amerikan.

Të premten, Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të qëndrojnë larg aeroportit të Kabulit për shkak të kërcënimeve të sigurisë dhe të largohen menjëherë nëse janë pranë ndonjë prej katër portave të aeroportit, sipas një deklarate në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të premten se zyrtarët amerikanë mendonin se një sulm tjetër terrorist në Kabul ishte “i mundshëm”.

Kërcënimet e sigurisë e kanë bërë më të vështirë evakuimin e amerikanëve dhe disa afganëve./VOA/

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…