SHBA shkatërron me dron një makinë-bombë, synonte të kryente një sulm terrorist pranë aeroportit të Kabulit
SHBA kreu sot një sulm ushtarak ndaj anëtarëve të dyshuar të degës afgane të grupit të Shtetit Islamik, IS-K.
SHBA kreu sot një sulm ushtarak ndaj anëtarëve të dyshuar të degës afgane të grupit të Shtetit Islamik, IS-K.
Zyrtarët amerikanë tani kanë thënë se operacioni, i cili përfshinte një raketë të lëshuar nga një dron, kishte në shënjestër një sulmues vetëvrasës në një automjet që synonte të kryente një sulm në aeroportin e Kabulit.
“Ne jemi të bindur se kemi arritur objektivin që synonim,” tha një zyrtar ushtarak për rrjetin amerikan, CBS.
“Raportet fillestare tregojnë se nuk kishte viktima civile,” tha zyrtari, duke shtuar: “Shpërthimet dytësore nga automjeti treguan praninë e një sasie të konsiderueshme të materialit shpërthyes.”
Një zëdhënës i talebanëve tha gjithashtu se sulmi ajror amerikan kishte shënjestruar një sulmues të dyshuar që udhëtonte me një makinë, sipas Associated Press.
Një shpërthim në aeroportin e Kabulit të enjten e kaluar vrau deri në 170 njerëz, përfshirë 13 trupa amerikane.