Presidenti brazilian Jair Bolsonaro: Burg, vdekje ose të rizgjidhem!
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka thënë se sheh tri alternativa për të ardhmen e tij: burg, vdekje ose fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka thënë se sheh tri alternativa për të ardhmen e tij: burg, vdekje ose fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Udhëheqësi populist i krahut të djathtë është prapa ish-Presidentit të krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva në sondazhe.
“Unë kam tri alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj,” u tha ai udhëheqësve ungjillorë.
Por ish -oficeri ushtarak tha se nuk kishte asnjë shans për burg sepse “asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë”.
Bolsonaro gati u godit me thikë për vdekje gjatë fushatës në 2018. Vërejtjet e tij vijnë mes tensioneve të ashpra midis tij dhe gjyqësorit të vendit dhe autoriteteve zgjedhore.
Presidenti 66-vjeçar, i cili shpreson për një mandat të dytë vitin e ardhshëm, ka vënë në dyshim sistemin elektronik të votimit në Brazil dhe kërcënoi të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.
Të mërkurën, kreu i gjykatës zgjedhore të Brazilit këmbënguli se nuk kishte asnjë problem me sistemin e votimit.
Por në një takim me udhëheqësit e krishterë të Shtunën, z. Bolsonaro nuk pranoi të tërhiqej në kritikat e tij.
“Ne kemi një president i cili as nuk dëshiron as nuk provokon një këputje, por gjithçka ka një kufi në jetë. Unë nuk mund të vazhdoj të jetoj me këtë,” tha ai.
Presidenti u bëri thirrje udhëheqësve ungjillorë të bashkohen me demonstratat e planifikuara mbarëkombëtare më 7 shtator në mbështetje të tij.
Të Premten, 150 njerëz autoktonë protestuan para pallatit të tij presidencial përpara një vendimi kryesor të gjykatës supreme në tokat e tyre stërgjyshore.