Vjosa Osmani: Kemi hapur dyert dhe zemrat tona për refugjatët afganë
Presidentja e Kosovës: Jemi krenare që po qëndrojnë pranë partnerëve në strehimin e qytetarëve që kanë ikur nga Afganistani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë krenare që po qëndrojnë pranë partnerëve në strehimin e qytetarëve që kanë ikur nga Afganistani.
Ajo këto komente i bëri sonte në një konferencë për media pas arritjes së grupit të parë prej 111 afganëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Osmani: Kemi hapur dyert dhe zemrat tona për refugjatët afganë
“Ne sot para të gjithë atyre treguam që i kemi hapur jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona sepse si njerëz që qenë viktima të një pushteti gjenocidal. E kuptojmë shumë mire se çka do te thotë të detyrohesh të largohesh nga shtëpia jote, andaj jemi krenarë që qëndrojmë pranë partnerëve tanë dhe kontribuojmë për një përpjekje të te gjithë këtyre partnerëve nga Shtetet e Bashkuara deri te shteti i fundit i NATO-s, në mënyrë që kjo tragjedi njerëzore të pakësohet dhe që ata që vijnë këtu në Kosovë te ndjehen që më në fund janë të sigurt”, ka thënë Osmani.