Një krize e re e refugjatëve mund ta fusë Evropën në kolaps

Nuk duhet të ketë një përsëritje të krizës së vitit 2015. Ky është refreni që po dëgjohet këto ditë politikanët e gjithë Bashkimin Evropian


Nga Andreas Kluth, Bloomberg

Nuk duhet të ketë një përsëritje të krizës së vitit 2015. Ky është refreni që po dëgjohet këto ditë politikanët e gjithë Bashkimin Evropian, teksa po shohin katastrofën humanitare që po shpaloset në Afganistan, e cila mund të pritet që herët a vonë të shkaktojë një përtëritje të migrimit masiv drejt kontinentit të vjetër.

Dhe në mesin e këtyre politikanë evropianë përfshihen kandidatët për kancelarin e ri të në Gjermani, të cilët janë shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 26 shtatorit; udhëheqës të tillë si kancelari austriak Sebastian Kurz, që tashmë e ka përjashtuar mundësinë e pranimit të ndonjë refugjati nga Afganistani; apo presidenti francez Emmanuel Macron, që kërkon një “reagim të fortë” ndaj çdo fluksi të ri të emigrantëve.

Ndërkohë në mesin e tyre,përfshihen edhe udhëheqësit e Lituanisë dhe Polonisë , të cilët tashmë po ndërtojnë gardhe fizike në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, për të mbajtur jashtë refugjatët e mundshëm.

Diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko, që vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në vendin e tij, dhe që nga ajo kohë i ka shtypur brutalisht bashkatdhetarët e tij që u ngritën në protesta, është një objektiv i sanksioneve të vendosura nga Bashkimit Evropian.

Në shenjë hakmarrjeje, ai po importon qëllimisht me avion emigrantë nga Iraku, përfshirë afganët, të cilët i lëshon të largohen drejt kufijve të BE-së. Përdorimi i qenieve njerëzore si pengje politike nga ana e Lukashenko është kulmi i cinizmit. Megjithatë, ai nuk është një rast unik në këtë aspekt.

Pavarësisht se arriti në vitin 2016 një marrëveshje me BE-në, e detyron atë të pengojë kalimin e refugjatëve në Greqi,presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, po kërcënon t’i dërgojë emigrantët në kufijtë e BE-së, sa herë që ai ka një sherr të ri me Brukselin, Berlinin, Parisin apo Athinën.

Ajo që kanë kuptuar Lukashenko dhe Erdogan, është se emigrimi mund të përdoret si një“dinamit” humanitar dhe gjeopolitik, pra si një armë kundër Bashkimit Evropian, të cilin mund ta shpërthejnë duke shkaktuar pasoja shumë më shkatërrues se sa çdo bombe tjetër. Autokratët e dinë se mund ta ekspozojnë si të dobët, hipokrite apo që të dyja bashkë BE-në, e cila nuk e kupton fuqinë e fortë, por pretendon se kujdeset për qeniet njerëzore. Kjo është trashëgimia e vitit 2015, kur rreth 1 milion burra, gra dhe fëmijë – kryesisht sirianë, por edhe afganë, dhe të tjerë – erdhën në Evropë brenda një viti.

Këta njerëz të dëshpëruar erdhën me gomone përmes Detit Egje, ecën nëpër vendet e Ballkanit, ose hipën në kamionë që shpesh u bënë për ta kurthe vdekjeprurëse. Për shkak

të numrit të madh, këta refugjatë gati e çuan në kolaps Greqinë, vend që tashmë ishte duke përjetuar efektet e krizës së euros.

Ata bënë që qeveria e Hungarisë të shfaqte haptazi një qasje ksenofobike dhe anti-BE. E gjitha kjo ushqeu populizmin në të gjithë Evropën. Ndërkohë, ndau partnerë si Gjermania dhe Austria, dhe më pas gjithë BE-në në kampe të papajtueshme ndaj çështjes se si duhet përballuar sfida e emigracionit në përgjithësi.

Ajo çka nuk arriti të bëjë “kriza e 2015-ës”, është motivimi i BE -së për të reformuar në mënyrë domethënëse regjimin e tij të emigrimit. Kjo bazohet ende kryesisht në sistemin jo-funksional të Dublinit, në të cilin refugjatët munden – të paktën zyrtarisht – të aplikojnë për azil në vendin e parë të BE -së ku hyjnë fizikisht.

Kjo qasje i ka lënë vendet në periferinë e BE- Spanjën, Italinë, Maltën dhe Greqinë, siç e kemi parë në të kaluarën, dhe potencialisht Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë më pas – të përballen vetëm me mjetet tyre.

Udhëheqësit e tyre, po përballen me një vendim të vështirë midis pranimit të emigrantëve, dhe kësisoj inkurajimit potencial të ardhjes së më shumë të tjerëve, apo dëbimin e tyre me dhunë, sikurse ka bërë Greqia në Detin Egje. Një zgjidhje mund të jetë pak e shumë si kjo:BE-ja policon bashkë kufijtë e saj të jashtëm, punon bashkërisht në përpunimin e kërkesës së azilkërkuesve, dhe kthen mbrapsht ata që marrin përgjigje negative.

Më pas shpërndan dhe zhvendos përgjithmonë aplikantët që kanë marrë përgjigje pozitive midis 27 shteteve anëtare, në proporcion me popullsinë dhe ekonomitë e tyre. Por Hungaria dhe Polonia ndër disa vende të tjera, nuk do të pranojnë ndonjëherë ndonjë kontingjent emigrantësh. Ndaj asgjë nuk pritet që të ndryshojë.

Dëbimi i tyre shkakton tragjedi njerëzore të përsëritura. Në një rast digjet një kamp i mbipopulluar refugjatësh në një ishull grek. Herë të tjera, emigrantët mbeten të bllokuar në disa anije në pamundësi për t’u zbarkuar në ndonjë port. Dhe tani ata gjenden madje të bllokuar midis ushtarëve armiqësorë në kufirin midis BE-së dhe Bjellorusisë.

Në aspekt moral, simbolik, gardhet që po ngrihen atje mund të shndërrohen në një Perde të

re të Hekurt. Dështimi për të kontrolluar flukset e emigracionin ka rrëzuar edhe më herët shumë perandori. Roma u plaçkit papritur nga barbarët, që u shfaqën nga hiçi. Në realitet, ndryshimet klimatike dhe trazirat në Azinë Qendrore, shkaktuan valë të njëpasnjëshme të migrimit masiv të Vandalëve, Visigotëve, Ostrogotëve, Alanëve dhe të tjerëve.

Këta ishin njerëz që donin të vendoseshin paqësisht brenda Perandorisë Romake. Por në pamundësi qoftë për t’i mbajtur jashtë dhe qoftë për t’i integruar ato, Perandoria Romake Perëndimore si një entitet, u atrofizua gradualisht dhe në fund u shemb.

BE-ja nuk duhet që të ketë të njëjtin fund. Por gjasat ekzistojnë. Atë që bënë Hunët atëherë, po e bëjnë sot talebanët dhe të tjerët, duke detyruar popullata të tëra të arratisen për të shpëtuar jetën e tyre. Ndërsa moti ndryshoi atëherë, edhe klima sot po bëhet gjithnjë e më e pamëshirshme dhe e padurueshme.

Uria dhe lufta do të vazhdojnë që t’i nxisin banorë nga Afrika dhe Lindja e Mesme që të migrojnë drejt BE -së. Në dallim nga SHBA-ja, Brukseli nuk është në gjendje apo nuk ka vullnet që të përdorë fuqinë e ashpër kur kërcënohet.

Për këtë arsye është i dënuar ose të ndjekë udhëheqjen amerikane – për mirë apo keq si në rastin e Afganistanit – ose të përpiqet që t’i blejë me para qeveritë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, me shpresën se ato do t’i mbajnë në shtëpi njerëzit e tyre. Por asnjëri nga opsionet nuk është sigurues në planin afatgjatë.

Evropa ka ende mundësi të shmangë skenarin që ky vit të bëhet një tjetër krizë si ajo e 2015-ës. Por emigrimi është një fenomen që do të përsëritet përjetësisht. BE-ja, ashtu si Roma e lashtë, mund të bëjë pak për ta kontrolluar atë. Megjithatë ajo duhet të kalojë herë pas here testin, në të cilin mundet edhe të dështojë.


Përktheu: Alket Goceabcnews.al

 

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.