Alex Soros publikon foto me Ramën: Me mikun tim, lider frymëzues në gjithë botën

Djali i George Soros, Alexander ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama.


Djali i George Soros, Alexander ka publikuar mbrëmjen e së enjtes një foto me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Alex Soros flet me superlativa për rolin e kreut të qeverisë si lider jo vetëm në vend e rajon por në të gjithë botën.

“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.”

Kujtojmë se Alexander Soros nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëria e Hapur”vizitoi javën e shkuar një grup afganësh të cilët janë strehuar në Durrës pas evakuimit nga Kabuli.

Në një postim në mediat sociale, Soros shkroi se pati privilegjin që të takohej me kolegë nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Afganistan, dhe qytetarë të tjerë të evakuuar që tashmë janë të sigurt në Shqipëri.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.