Vjosa Osmani do të zhvillojë vizitë në Gjermani dhe SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së shpejti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së shpejti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani fillimisht do të shkojë për vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë, e pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të ketë takimet me zyrtarë të lartë të këtyre dy shteteve.
Vjosa Osmani më 1 shtator mori pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës, ku ajo është takuar edhe me presidentin zviceran Guy Parmelin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks në sektorin e ekonomisë, të arsimit, bujqësisë e shëndetësisë.