Pas Afganistanit, Biden nuk duhet ta braktisë edhe Irakun

Iraku, vend ku prania ushtarake amerikane është tani në vitin e 18-të, mund të duket si një “luftë e përjetshme”


Nga Bobby Ghosh, Bloomberg

Ndërsa afganët po përballen me frikën dhe pasigurinë pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga vendi i tyre, irakianët kanë filluar të pyesin nëse nesër do të jetë radha e tyre. Administrata e presidentit Joe Biden, e ka shtuar avokatinë ndaj vendimit të presidentit për tërheqjen nga Afganistani, duke përdorur frazën më të preferuar aktualisht në Uashingtonit “luftërat e përjetshme”, si dhe duke u referuar arsyetimeve të vjetra në lidhje me “interesin kombëtar”.

Iraku, vend ku prania ushtarake amerikane është tani në vitin e 18-të, mund të duket si një “luftë e përjetshme”. Por zgjatja e asaj pranie është një kusht i domosdoshëm për një numër objektivash të ndërlidhura amerikane, përfshirë ruajtjen e paqes së brishtë të këtij vendi, mbrojtjen e aleatëve të Lindjes së Mesme, parandalimin e ringjalljen e Shtetit Islamik, dhe duke penguar ndikimin dashakeq të Iranit.

Që të gjitha këto janë qartazi në interesin kombëtar të Amerikës. Por a e sheh edhe Biden kështu? Le të shpresojmë që po. Presidenti ka një histori idesh negative dhe të pamatura në raport me Lindjen e Mesme. Kur ishte senator, ai miratoi një propozim për një “ndarje të butë” të Irakut sipas linjave etnike dhe sektare, duke mos e vrarë shumë mendjen nëse irakianët donin të ndaheshin në atë mënyrë.

Fatmirësisht, ai është përmbajtur deri tani nga ide të tilla që nga koha kur ka hyrë si president në Shtëpinë e Bardhë. Në dallim nga rasti i Afganistanit, ku presidenti e hodhi poshtë argumentin e Pentagonit për ruajtjen e një pranie ushtarake minimale, ai me sa duket është i bindur se Iraku është një çështje tjetër.

Në vend të tërheqjes së të gjithë trupave amerikane, ai ka vendosur që misioni i tyre të ndryshojë, nga luftimi i armiqve, tek ndihma ndaj irakianëve që ta bëjnë vetë këtë punë. Kjo është një gjë e zgjuar, pasi i jep mundësi si Biden ashtu edhe kryeministrin irakian Mustafa Al-Kadhimi që të qetësojnë situatën në zonat e brendshme të Irakut që po kërkojnë një largim të plotë të amerikanëve.

Presidenti amerikan mund të pretendojë s eedhe nëse nuk i ka rikthyer trupat “në shtëpi”, ai i ka larguar ato nga vija e parë e frontit. Ndërkohë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, Kadhimi mund të qetësojë milicitë dhe partitë politike të mbështetura nga Irani, që duan hapur largimin e amerikanëve nga vendi.

Prania e vazhdueshme ushtarake amerikane,do të përmirësojë jo vetëm aftësitë e shërbimeve të sigurisë irakiane; por do të forcojë edhe moralin e ushtarëve, të cilët ashtu si homologët e tyre afganë, kanë mbajtur për vite të tëra një barrë shumë të rëndë- dhe kanë paguar pjesën më të madhe të kostos njerëzore – të luftës ndaj grupeve terroriste në vendin e tyre.

Për më tepër Biden nuk mund t’i akuzojë irakianët, siç bëri në mënyrë të turpshme me afganët, se nuk ishin të gatshëm “që të luftonin për veten e tyre”.Ai as nuk mund të pretendojë se forcat amerikane në Irak janë shumë të rrezikuara:Në Irak nuk ka asnjë milici të ngjashme me talebanët, që është shumë pranë pushtimit të Bagdadit.

Edhe kjo arritje është një dëshmi e cilësive që kanë forcat luftarake irakiane. Ishin pikërisht ato, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, që e rimorën territorin e humbur dikur ndaj Shtetit Islamik, dhe janë sërish ato që po pengojnë rikthimin e terroristëve në një aktivitet intensiv.

Por prania amerikane atje,është vendimtare për ta mbrojtur ushtrinë irakiane nga kërcënimet e tjera. Prania e njësive amerikane tek forcat kombëtare irakiane, sidomos trupat elitë, i mban këta të fundit të pastra nga infiltrimi apo marrja nën kontroll nga milicitë që mbështet Teherani.

Po ashtu amerikanët parandalojnë daljen jashtë kontrollit të rivaliteteve sektare dhe etnike brenda shërbimeve të armatosura, sidomos midis kurdëve dhe arabëve. Prania ushtarake amerikane në Irak është vendimtare edhe për ndjekjen e interesave amerikane në zonat aty pranë.

Kurdët sirianë, që kanë qenë aleatë në luftën kundër Shtetit Islamik, furnizohen me produkte përmes Irakut verior. Ata janë të tronditur nga tërheqja e Amerikës nga Afganistani. Të tjerët në rajon kanë arsye për të festuar për ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Kabul, dhe shpresojnë që së shpejti ato të përsëriten në Erbil dhe Sulejmanije, qytetet kryesore irako-kurde dhe Bagdad.

Për shembull, Hezbollahu, do të mirëpriste largimin e forcave amerikane. Furnizimet e saj me armë nga Irani- qëi japin mundësi grupit terrorist të dominojë Libanin, luftojnë përkrah diktatorit sirian Bashar Al-Assad dhe që kërcënojnë Izraelin-mund të shtoheshin shumë.

Siç ka theksuar kolegu im Zev Chafets, tërheqja e Biden nga Afganistani,e ka shqetësuar shumë Izraelin. Një tërheqje nga Iraku, do ta linte aleatin më të rëndësishëm të Amerikës në Lindjen e Mesme të ekspozuar ndaj rrezikut edhe më të madh nga urrejtja e paepur e Republikës Islamike të Iranit.

Aleatët e tjerë në rajon, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë marrë kohët e fundit disa masa për të mbrojtur interesat e tyre duke zbutur raportet me Iranin, ndërsa Iraku është shfaqur si ndërmjetësi i tyre kryesor.

Fama e Kadhimi si një ndërmjetës i ndershëm, bazohet në faktin se ai është i baraslarguar si nga Irani po ashtu edhe nga shtetet arabe. Por hiqni SHBA nga panorama, dhe ekzistojnë të gjitha gjasat që kryeministri irakian të shndërrohet në një kukull të Teheranit. Dhe në vend se të jetë një vend ku mund të bisedojnë iranianët dhe arabët e Gjirit Persik, Iraku shumë shpejt do të jetë një zonë e kontestuar, dhe kjo do të kishte pasoja destabilizuese në tëgjithë rajonin.

Edhe një Shtëpi e Bardhë e prirur të zhvendosë vëmendjen larg Lindjes së Mesme, duhet të jetë në gjendje të kuptojë se kjo do të ishte drejtpërdrejt kundër interesit kombëtar të SHBA-së. Ndaj le të shpresojmë që Joe Biden të mos i nënshtrohet tendencës së sjelljeve të tij të pamatura dhe të qëndrojë në Irak.


Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…