Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare!

Si sot shtatë vite më parë, më 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore


Si sot shtatë vite më parë, më 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore.

Pesë shtatori është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti.

Shtatë vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes, më 1997.
Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II.

Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.

Një grua 30-vjeçare në Kalkuta ka deklaruar se u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës dhe një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë mrekulli.

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.

Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.

Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.