Hithra, “mbretëresha e bimëve mjekësore” që bën çudira për shëndetin
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.
Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.
Përgatitja
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.
Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmit është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.
Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edh në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre.
Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.
Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata, që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por, është e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
Hithra mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë.
Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.
Përfitimet e hithrës:
1- Tonik për femrat veçanërisht për gratë e reja në fillim të menstruacioneve dhe gratë më të vjetra në menopauzë.
2- Mund të ndihmojë trupin në detoksifikimin e kimikateve dhe metaleve të rënda. Ndihmon për të reduktuar mbajtjen e ujit, dhe është veçanërisht e dobishme kur ka rrjedhje të rëndë menstruale tek gratë.
3- Stimulimi i hithrës i ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes.
4- Përforcues natyror i testosteronit i cili ndihmon në rritjen e vitalitet tek meshkujt.
5- Diuretik, rritës i sekretimit të acidit të urinës ndërsa në të njëjtën kohë forcon rezistencën e shkuarjes në banjo gjatë natës, pra ndihmon për problemet e rrugëve urinare.
6- Steroli, një përbërës që zvogëlon aktivitetin e DHT i cili eshte një lloj testosteroni që shkakton zgjerimin e prostatës.
7- Ka kapacitet anti-inflamator që vepron për të ndihmuar shumë nga simptomat që lidhen me artritin.
8- Pasuria me mineralet bor dhe silic ndihmojnë për të zvogëluar dhimbjet e osteoartritit, tendinat, bursit, artritit dhe përdhesit. Gjethet mund të bëhen një forme paste dhe te vihen direkt në zonat e dhimbshme të lëkurës për kushte të tilla si artrit.
9- Në të gjenden cilësi si Anti-hemorragjik për gjakderdhje të brendshme, si dhe gërvishtjet dhe plagët.
10- Anti-astmatik për të dy vështirësite bronkiale dhe asmatike, ndihmon për të pastruar bronket dhe hundën.
11- Përmban antihistamine natyrore. E mirë për temperaturën dhe alergjitë.
12- Agjent depurative dhe tonik për gjendrën veshkore.