Meta takon delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim drejtuesen dhe delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”, Sandra Breka.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim drejtuesen dhe delegacionin e Fondacionit “Robert Bosch”, Sandra Breka.
Meta i garantoi delegacionit se do të bëjë gjithçka për të fuqizuar demokracinë në Shqipëri si e vetmja rrugë që garanton integrimin e plotë në BE.
Po ashtu ai shton se duhet përqendrim në nismat rajonale gjithëpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit apo rivalizojnë proceset integruese.
Postimi i plotë:
Mirëprita sot në një takim të ngrohtë drejtuesen e Fondacionit “Robert Bosch”, znj.Sandra Breka dhe delegacionin, që e shoqëronte.
Përgëzova kontributin e tyre për promovimin e paqes, stabilitetit dhe shtetit të së drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksova nevojën për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të së ardhmes europiane të popujve dhe qytetarëve tanë.
I garantova se do të bëj gjithçka për promovimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në interes të paqes, sigurisë dhe begatisë të vendeve tona, si dhe fuqizimin e demokracisë në Shqipëri, si e vetmja rrugë që do të garantojë integrimin e plotë në Bashkimin Europian.
Theksova gjithashtu rëndësinë e përqëndrimit në nismat rajonale gjithpërfshirëse, që nuk ngushtojnë hapësirat e bashkëpunimit dhe as rivalizojnë proceset integruese.