Luigi Soreca: Roli i parlamentit, kyç për pranimin në BE
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit në legjislaturën e 10-të të tij
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit në legjislaturën e 10-të të tij. Soreca shprehet se roli i parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian.
Ai thekson se BE pret që të gjithë anëtarët e parlamentit të çojnë përpara integrimin, duke e cilësuar atë një përparësi gjithëpërfshirëse për të gjithë.
“Urime deputetëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i parlamentit është kyç për pranimin në BE. Presim që të gjithë anëtarët e parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithpërfshirëse për të gjithë popullin shqiptar”, shkruan Soreca.
Congratulations to the Members of the new Albanian?? Parliament and to the new Speaker @NikollaLindita.
Role of Parliament is key for #EU?? accession. We expect all Members of Parliament to cooperate and take forward ?? integration, an overarching priority for the ??people.— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) September 10, 2021