Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Meta: Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara kundër terrorizmit ndërkombëtar
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, duke theksuar se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, duke theksuar se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Kreu i Shtetit kujton dhe kapiten Feti Voglin të vrarë në Afganistan, teksa shkruan se Shqipëria është e vendosur si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen .
“????? Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!
Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.
Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.
Mirënjohje për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmit!
I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!”, shkruan Presidenti Meta.