Yuri Kim: U preka kur pashë që Tirana u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan
Diplomatja amerikane ka postuar një foto në rrjetin social Twitter të akademisë së arteve në Tiranë ku janë ndriçuar ngjyrat e flamurit të SHBA-së
Ambasadorja amerikane ka përshëndetur mbështetjen e shtetit shqiptar për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Diplomatja amerikane ka postuar një foto në rrjetin social Twitter të akademisë së arteve në Tiranë ku janë ndriçuar ngjyrat e flamurit të SHBA-së.
Kim shkruan se ky gjest e ka prekur teksa shpreh mirënjohjen ndaj Shqipërisë për mbështetjen e dhënë për SHBA-në.
“U preka kur pashë që qyteti i Tiranës ndriçoi ngjyrat e flamurit amerikan në kujtim të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Ne jemi krenar për miqësinë dhe solidaritetin e qytetarëve shqiptarë. Askush nuk mund të kërkonte miq më të mirë se ju” – shkruan Kim në Twitter.
Touched to see @CityOfTirana lit up with the Stars&Stripes in honor of #September11. ?? is grateful for the friendship & solidarity of the people of ??. No one could ask for a better friend. pic.twitter.com/0UK2vq1rKF
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 11, 2021
Sot u shënua 20-vjetori i sulmeve terroriste në New York City në SHBA, ku katër avionë u përplasën me kullat binjake duke shkaktuar mbi 2 mijë viktima e duke plagosur mijëra të tjerë.
Mes viktimave të asokohe ishin dhe 3 qytetarë amerikano-shqiptarë. Politika shqiptare ka dhënë mesazhë mbështetëse për këtë ditë në përkujtim të viktimave.
Presidenti Meta tha se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Kryeministri Rama tha se 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj.
Kryedemokrati Lulzim Basha me një mesazh në Twitter shkruan se dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë.