Rama nderon Merkelin me “Yllin e Mirënjohjes”, simbolin e Skënderbeut
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një dhuratë të veçantë kancelares gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një dhuratë të veçantë kancelares gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës në Shqipëri. Ai ka publikuar pamje nga takimi me Merkel, teksa shihet që i jep në shenjë nderimi Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
Rama zbulon që Merkel nuk i ka shumë përzemër ceremonitë dhe janë mjaftuar me disa foto, teksa kancelarja e ka pritur me buzëqeshje, duke e cilësuar një nder bashkëpunimin dhe vlerësimin.
“Ky është ylli i Mirënjohjes dhe është simboli i Heroit tonë kombëtar Skënderbeut, i cili mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe u mbiquajt si ‘Atleti i Krishit’, si mbrojtës i krishtërimit. Kështu, mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do mbaj fjalim këtu se e di që ju nuk para i duroni ceremonitë ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton”, shpjegon kryeministri.
“Faleminderit shumë! Jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja me ju. Faleminderit”, tha Merkel.
“DANKE ANGELA?
Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike?????”, shkruan Rama në “Facebook”.
DANKE ANGELA?
Kënaqësi e veçantë t’Ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e Madh me Yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike?????
Posted by Edi Rama on Tuesday, September 14, 2021