Peleshi në konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Formati – Graz

Ministri Niko Peleshi ka marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Formati – Graz


Ministri Niko Peleshi ka marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Formati – Graz. Konferenca ka për qëllim zbatimin e Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor në drejtim të qëndrueshmërisë, stabilizimit të rajonit dhe pre-anëtarësimit në Politikat e Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). Pjesëmarrësit u njohën mbi inovacionet më të fundit të CSDP nga përfaqësues të nivelit të lartë të Komisionit Evropian.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi politikat e mbrojtjes, për të promovuar bashkëpunimin rajonal në formën e programeve dhe aktiviteteve, me qëllim rritjen e ndërveprimit rajonal për Operacionet e Mbështetjes së Paqes (PSO) të drejtuara nga BE-ja, operacionet ndërkufitare të menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe transmetimin e vlerave ushtarake/kulturore të Evropës Perëndimore, për të promovuar rritjen e stabilitetin dhe besimit reciprok në rajon.

Ministri i Mbrojtjes, zoti Niko Peleshi, ndër të tjera vuri në dukje rëndësinë që ka për çdo iniciativë rajonale “Politika e Dyerve te Hapura” për të gjitha vendet e rajonit. Përfshirja e Kosovës dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor mbetet parimi themelor ku mbështet zhvillimi rajonal në të gjitha fushat.

Në përfundim të takimit u nënshkrua Deklarata e Përbashkët me të cilën synohet rritja e bashkëpunimit rajonal në fushat e “Dialogut Strategjik” dhe “Ndërtimit të Kapaciteteve”. Gjithashtu u ra dakord se të gjitha vendet pjesëmarrëse mbeten të angazhuara për një “Politikë të Dyerve të Hapura”, duke mirëpritur çdo vend i cili ndan të njëjtat parime dhe kontribuon në sigurinë rajonale.

Gjate kësaj konference, ministri Peleshi zhvilloi takime të shkurta informale me homologët e tij nga Austria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Gjatë këtyre ndërveprimeve informale, Peleshi nënvizoi qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon përsa i përket proceseve integruese dhe gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si dhe shqyrtuar mundësi të reja në të ardhmen.

 

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.