Presidentja e Komisionit Europian viziton Shqipërinë, më 28 shtator
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator.
Lajmi bëhet me dije nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.
“Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator. Mezi pres t’i jap mirëseardhjen!”, shkruan Luigi Soreca në një postim në “Twitter”.
Mësohet se presidentja e Komisionit Europian do të vizitojë edhe vende të tjera të Ballkanit, për të treguar edhe njëherë gatishmërinë e BE-së për persepektivën e integrimit të këtyre vendeve në union.
Vizita vjen në një kohë kur BE-ja po rrit mbështetjen në planin ekonomik dhe të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Në 14 shtator Shqipëri ishte edhe kancelarja Angela Merkel, e cila zgjodhi Beogradin dhe Tiranën, si dy “stacionet” e fundit për vizitën e saj të lamtumirës në Ballkanin Perëndimor.