Yuri Kim takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese këtë të enjte.
Ajo shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.
“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.
Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan Kim.
As the Constitutional Court returns to session, I went to pay my respect to the judges. Critical for CC to continue to render judgments w/ integrity & independence, in accordance w/their oath of office. We are working w/relevant institutions so CC will have complete membership. pic.twitter.com/Fd56TFuu2K
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 16, 2021