Yuri Kim uron kryeparlamentaren Lindita Nikolla
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë detaje nga takimi me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë detaje nga takimi me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Përmes një shënimi në Twitter, Kim shkruan se sot parlamenti ka një pamje tjetër edhe me opozitën të pranishme, ndërsa shton se thelbësore për demokracinë është bashkëpunimi dhe debati civil.
“Kënaqësi të uroja zonjën Lindita Nikolla për detyrën e re si kryetare e Kuvendit. Është mirë kur e shohim Parlamenti me forcë të plotë, me opozitën të pranishme dhe duke folur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve”, shkruan Kim.
Pleasure to congratulate @NikollaLindita on election as Speaker. Good to see Parliament back at full strength, w/opposition present & speaking up. Respect for diversity of views, civil debate & cooperation where possible are essential to democracy & accountability before voters. pic.twitter.com/J4jdORl6iC
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 17, 2021