SADAT, kush është ushtria private e Erdoganit

SADAT, një akronim për Uluslararası Savunma Danışmanlık şanşaat Sanayi ve Ticaret, është një agjenci private turke e cila vepron në fushat e këshillimit dhe trajnimit ushtarak.


Nga Emanuel Pietrobon, “Il Giornale”

Çdo fuqi e madhe që e meriton këtë titull ka në dispozicion ushtri paralele, që i përgjigjet vetëm komandës së “shtetit të thellë” (Deep State), dhe që aktivizohet në kohën kur ka nevojë për të. Këtu mund të përfshihet një kryengritjeje serioze, asgjësimi i një ose më shumë “Kolonave të Pesta”, apo neutralizimi i një grushti shteti që është në proces.

Këto ushtri hije mund të jenë grupime private, si Wagner Group apo Academi (më herët e njohur si BlackWater), ose organizata guerile apo terroriste që shkojnë pas interesit financiar – si në rastin e parë – apo të një beteje ideologjike – si në atë të dytin – që luftojnë në emër të një kryeqyteti dhe janë besnikë vetëm ndaj një flamuri.

Dhe nganjëherë, këto ushtri alternative mund të marrin tiparet e shteteve të vërteta paralele, ekzistenca e të cilave është e njohur për një rreth shumë të vogël njerëzish. Për shembull në Itali është i famshëm rasti i organizatës sekrete Gladio.

Në rastin e Turqisë, një nga fuqitë më të larta dhe të keqkuptuara të epokës bashkëkohore, ushtritë që mbrojnë themelet dhe muret e rendit erdoganian janë të ndryshme, të larmishme dhe bëhen bashkë nga një element kryesor: frika. Për shkak se këto ushtri janë Ujqërit Gri të Partisë Nacionaliste të Devlet Bahceli, trafikantët e drogës që ndodhen midis Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore, padrinot e krimit të organizuar si Alaattin Cakici, Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), një galaktikë akronimesh dhe lëvizjesh që i përkasin Islami politik dhe xhihadizmit – nga Vëllazëria Myslimane tek Ushtria e Lirë Siriane – dhe SADAT, një kompani ushtarake private, e cila po luan një rol kyç në zgjerimin e ndikimit të Ankarasë midis Afrikës dhe hapësirës post-osmane.

Origjina, arsyet dhe synimet e SADAT

SADAT, një akronim për Uluslararası Savunma Danışmanlık şanşaat Sanayi ve Ticaret, është një agjenci private turke e cila vepron në fushat e këshillimit dhe trajnimit ushtarak. E themeluar në shkurtin e vitit 2012 nga ish-gjenerali Adnan Tanriverdi, SADAT e ka selinë e saj në Stamboll dhe është kompania më e madhe e këtij lloji në Turqi.

Unike për shërbimet që ofron – mësimi i forcave të armatosura afro-arabo-islame me artet e luftës konvencionale, jo konvencionale dhe hibride -kjo kompani u themelua duke pasur si synim kryesor promovimin e unitetit të popujve islamikë përmes qarkullimit të dijeve në fushën ushtarake.

SADAT, mund të konsiderohet si një nga shprehjet më emblematike dhe më të fuqishme të mendimit të Necmettin Erbakan, mentorit të Recep Tayyip Erdogan. Në fakt dihet se Tanriverdi ka qenë një nga viktimat më të famshme të pastrimeve anti-islamike të vitit 1997, pikërisht ato që do t’i kushtonin presidencën Erbakanit.

E konceptuar për të nxitur unitetin midis popujve islamikë – që duhet kuptuar si një unitet nën gjysmëhënën dhe yllin turk – dhe e themeluar nga një besnik i Erbakanit të ndjerë, Tanriverdi – nuk është për t’u habitur që SADAT u bë që në fillim një nga mekanizmat e preferuar të Erdoganit.

Presidenti aktual e ka mbështetur këtë kompani si në nivelin e brendshëm – për shembull në luftën kundër ruajtësve dekadentë të Kushtetutës turke – po ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar – sidomos në konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha ato vende që janë në qendër të axhendës së politikë së jashtme të Erdogan për arsye të neo-osmanizmit, pan-turqizmit dhe pan-islamizmit.

SADAT dhe gara për ndikim në Afrikë

Në Afrikë, po zhvillohet një garë e re midis fuqive të mëdha të planetit, e cila i ngjan shumë garës së dikurshme të shekullit XIX. Dhe Turqia është pjesë e kësaj gare. Porta e Lartë është sot në gjendje të valëvisë flamurin e saj nga Mesdheu në Kepin e Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut, dhe kjo falë një strategjie të shumanshme ekspansioniste të bazuar në bashkëpunimin në fushën e zhvillimit ekonomik, eksportit të çështjeve islame, tregtare dhe ushtarake.

Dhe siç mund të merret me mend, delegimi i çështjeve ushtarake iu dha SADAT-it. Qendra e konsulencës dhe e strategjive ushtarake nisi të veprojë në kontinentin e zi që në vitin 2013, pra vetëm një vit pas themelimit të saj nga Tanriverdi, duke arritur gradualisht të krijojë imazhin e një ofruesi të shërbimeve vitale në epokën e luftërave që nuk njohin kufij dhe destabilitetit shumëvjeçar.

Si për shembull trajnimin e forcave të sigurisë ndaj kërcënimeve hibride, angazhimin në luftimet jo konvencionale dhe mbledhjen e të dhënave inteligjente. Depërtimi në Afrikë ishte relativisht i lehtë. Kjo sepse kur Turqia -që ka marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe me më shumë se 35 vende afrikane – arrin një marrëveshje në sferën e konsulencës ushtarake, gjen gjithnjë një mënyrë për të krijuar një hapësirë ​​brenda saj për SADAT-in.

Një trajtim ky preferencial, që i ka dhënë mundësi kompanisë së Tanriverdit të shtrijë tentakulat e saj nga Anadolli në çdo cep të Afrikës, dhe veçanërisht në teatrot kryesore si Libia – ku trajnoi ushtarë dhe formuloi strategjinë ushtarake të Fāyez Muṣṭafā Al -Sarrāj, në Sudan, Ugandë, Çad dhe Bregun e Fildishtë.

Përveç Afrikës, prania e SADAT është raportuar edhe në Siri, ku jep mbështetje direkte (për luftëtarët) dhe të tërthortë (stërvitje dhe këshilla) për Ushtrinë e Lirë Siriane, Shtetin Islamik dhe Frontin Al Nusra, në territoret palestineze, ku ka armatosur dhe këshilluar Hamasin. Por edhe në Gjermani, ku ka ndihmuar Organizatën Kombëtare të Inteligjencës të kryejë operacione të fshehta dhe ato të spiunazhit.


Përgatiti: Bota.al

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.