Përurohet qendra kulturore shqiptare në Nju Jork

Të dielën në lagjen Bronks të Nju Jorkut u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan.


Nga Burim Goxhuli, VOA

Të dielën në lagjen Bronks të Nju Jorkut u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan. Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë, ku do të ofrohen klasë për mësimin e gjuhës shqipe dhe shumë mjedise për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive. Investimi kap vlerën e mbi 8.7 milionë dollarëve.

Tani e tutje, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë hapësirë të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore me qëllim të ruajtjes së traditave dhe vlerave kombëtare.

Në ceremoninë e hapjes së qendrës shumë-funksionale Illyria në lagjen Bronks të Nju Jorkut, i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i shumicës së Senatit, demokrati Chuck Schumer.

Në një koment për Zërin e Amerikës ai foli për rolin e komunitetit shqiptar në ShBA ndërsa u zotua se do të angazhohet në çështje si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne në Nju Jork e duam komunitetin shqiptar. Njerëzit vijnë këtu për zhvillim ekonomik, për liri fetare. Ata punojnë shumë dhe krijojnë jetë të suksesshme për veten dhe fëmijët e tyre. Në atë mënyrë ata ndërtojnë Nju Jorkun dhe Amerikën. Prandaj sa më shumë emigrantë shqiptarë që të kemi, aq më mirë do të jemi. Poashtu unë luftojë në Senat që të mbrojmë Kosovën që të sigurohemi se negociatat janë të drejta. Pra ne do të ushtrojmë presion mbi Administratën shtetërore që të arrihet një marrëveshje e drejtë për popullin e Kosovës”, tha zoti Schumer për Zërin e Amerikës.

Më shumë se 8.7 milionë dollarë janë investuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Këshilli i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut për krijimin e qendrës Illyria, që përveç shkollës shqipe do të ketë edhe një sallë teknologjie, amfitatër, sallë për konferenca dhe simpoziume, sallë sportive dhe kopsht.

Në total është një hapësirë prej mbi 1 mijë metrash katrorë që do të jetë në shërbim të komunitetit shqiptar. Nismëtari i këtij projekti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe veprimtari Mark Gjonaj u shpreh i lumtur për siç tha ai realizimin e një ëndrre të kahershme

“Kjo është një ditë që është pritur me dekada. Një ditë që shqiptarët sot mund ta gëzojnë së bashku. Kjo është një bërthamë që është mbjellur dekada më parë, ndërsa sot është rritur pema dhe kanë dalur frutat e parar që kjo gjeneratë po e gëzon. // Është një gjë që e kemi për detyrë jo vetëm për gjeneratet e ardhme por ua kemi borgj të parëve tanë që kanë vuajtur e hoqën keq për secilën pëllëmb tokë që e kemi në vendlindjen tonë, sepse çdo pëllëmb atje është e lagun me djers, me vaj e me gjakl. E kemi borgjin e tyre dhe detyrimin për të ardhmen”, tha zoti Gjonaj.

Mysafire në ceremoni ishte edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo tha se është koha që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mundësitë e përfshirjes së diasporës shqiptare në vendimmarrje.

“Sepse kemi kaq shumë ekspertë të shpërndarë në gjithë botën, kemi kaq shumë njerëz me kompetencë të jashtëzakonshme profesionale saqë po të krijojmë një platformë, po të krijojmë një formë për përfshirjen e tyre në të gjitha vendimet dhe hapat që merren në Kosovë dhe në Shqipëri atëherë dy vendet tona do të ken një potencial për të ecur përpara, për të ndërtuar ekonomi të shëndosha, për një reformim të sistemit arsimor, për një kulturë në një nivel krejt tjetër I cili sot mua më duket komplet I paimagjinueshëm”, tha zonja Gërvalla.

Pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan u shprehën të lumtur për krijimin e kësaj qendre.

Ka shumë vlerë për komunitetin dhe gjeneratat e reja. Unë jam rritur duke qenë pjesë e grupeve të vallëzimit, kam folur shqip, kam punuar me komunitetin shqiptar dhe është diçka shumë e rëndësishme ta ketë ky vend”, tha shqiptaro-amerikania Eleni Mazija.

“Ne kur kemi qenë shumë të vogla, vëllau na ka angazhuar në vallëzim shqiptar. Herën e parë nuk kemi dashur të shkojmë. Por kur filluam u kënaqëm dhe tash me të thënë të drejtën nuk mund të jetojë pa të. Besoj se është gjë shumë e rëndësishëm për fëmijë më të vegjël të mësojnë atë që kemi mësuar ne”, tha motra e Elenisë, shqiptaro-amerikania Murlena Mazija.

“Ne kur kemi emigruar në Amerikë, komuniteti shqiptar ka qenë i vogël. Organizimet dhe angazhimet e tilla sikur shkolla shqipe që shkon vajza ime ishin të pakta. Kjo mundësi për komunitetin tonë sjell frymëzim për kulturën tonë dhe mbështetjen që organizime si kjo mund të sjellim për komunitetin shqiptar”, tha shqiptaro-amerikania Kaltrina Osmani.

“Ka munguar infrastruktura, kanë munguar mjediset. Kështuqë besoj se kjo nismë do ta lehtësojë që çdo shqiptarë të jetë më afër me gjuhën, më afër me kulturën e pse jo edhe ne me njëri tjetrin”, tha shqiptaro-amerikani Sebastian Tinaj.

“Unë shpresoj që gjeneratat e reja do të vazhdojnë atë çfarë kemi bërë ne dhe do ti ruajnë këto tradita të cilat kanë vlerë tepër tëç madhe edhe për gjeneratat që janë këtu sepse një ditë ka mundësi që të shkojnë dh etë punopjnë edhe në vendlindje atje ku kanë lindur baballarët, gjyshërit dhe stërgjyrësit e tyre”, tha shqiptaro-amerikani Kolë Cacaj.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.