Osmani: BE t’i bëjë presion Serbisë që të heqë dorë nga përpjekjet për destabilizimin e rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Irlandës, Simon Coveney


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi sot në Nju Jork, se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Serbisë që të heqë dorë nga përpjekjet e saj për destabilizimin e rajonit.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Irlandës, Simon Coveney, ku mori pjesë edhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.

Osmani e falënderoi ministrin e Irlandës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.

“Suksesi i Kosovës është sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe aleatëve tanë. Tani ne duam të hapim kapitull të ri në marrëdhëniet tona”, tha Osmani.

Ajo theksoi se shpreson që Irlanda si përkrahëse e arritjeve të Kosovës, do të vazhdojë të jetë zë përkrahës për Kosovën në institucione ndërkombëtare, si dhe do të ndihmojë Kosovën në perspektivën e saj euroatlantike.

Presidentja e njoftoi ministrin Coveney edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se Kosova ka qenë vazhdimisht palë konstruktive në këtë proces, madje ka dhënë shumë propozime konstruktive, për çështje të ndryshme. Ajo e ritheksoi kërkesën që dialogu duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…