Talibanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan. CIA mendon ndryshe

Grupi taliban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.


Grupi taliban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./VOA

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.