Edi Rama: Asambleja e OKB-së nuk është e plotë pa Kosovën!

Nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës nga shtetet, të cilat nuk e kanë njohur.


Nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës nga shtetet, të cilat nuk e kanë njohur.

Sipas kryeministrit Rama, Kosova sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe se duhet të pranohet nga të gjithë.

Ai u shpreh i bindur se vetem maturia do ta lejojë Serbinë që të heqë barrën e së shkuarës.

“Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve.

Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtetet e rajonit tonë, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është obsesion dhe as diçka thjesht sa për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor ku një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje. Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve, evropianëve dhe kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet.

Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve. Çdo ditë pa një marrëveshje të tillë është një ditë e humbur, një ditë që i hiqet së ardhmes së përbashkët. E them me bindje absolute, vetëm maturia dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.

Deklaratat e kryeministrit Rama për Kosovën në Asamblenë e OKB-së vijnë vetëm dy ditë para vizitës zyrtare në Prishtinë, ku Rama u ftua nga kryeministri Albin Kurti.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.