Letrat Kredenciale/ Meta pret ambasadoren e re të Irlandës, Iseult Fitzgerald
Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ambasadoren e re të Irlandës, Iseult Fitzgerald me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ambasadoren e re të Irlandës, Iseult Fitzgerald me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit, kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë Irlanda ndaj Shqipërisë sidomos në lehtësimin e pasojave të tërmetit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se ka falenderuar diplomaten irlandeze në emër të shqiptarëve që jetojnë në Irlandë.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Shpreha mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.
Vlerësova rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në ato ekonomike dhe tregtare, që janë nën nivelin e potencialeve tona. E falenderova gjithashtu Ambasadoren në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë, që u janë krijuar, për t’u integruar në shoqërinë e tyre.
I urova shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona.