Moderatorja Albana Osmani takon ambasadoren Yuri Kim: Takim kënaqësie!
Iniciatorja e fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli” takon ambasadoren amerikane
“Ti je një luledielli” mban emrin fushata sensibiliezuese e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë.
Moderatorja Albana Osmani është iniciatorja e kësaj kauze të veçantë, e cila vë në qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.
Kjo nismë ka bërë që ditën e sotme, ajo të takohet me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe nuk ka nguruar të publikojë një foto në rrjetet sociale.
“Takim kënaqësie”, ka shkruar Albana krahas fotos shoqëruar me një luledielli, duke lënë të kuptohet arsyeja e takimit.