Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pret Ambasadorin e Austrisë, Dr. Christian Steiner

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Austrisë, në Tiranë, Dr. Christian Steiner.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Austrisë, në Tiranë, Dr. Christian Steiner.

Nikolla vlerësoi mbështetjen afatgjatë të qeverisë së Austrisë, në kuadrin e Strategjisë së Përbashkët të Bashkëpunimit për Zhvillim, sidomos në mbështetjen e reformave në arsimin profesional, qeverisjen e mirë, procesin e decentralizimit, mbështetjen e integrimit evropian dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Znj. Nikolla shprehu mirënjohjen për asistencën austriake për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për kapërcimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

“Ne i jemi mirënjohës Austrisë për mbështetjen e palëkundur ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë si edhe për vizionin e kontributin për nxitjen e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt familjes evropiane.”, theksoi Lindita Nikolla.

Marrëveshja e Mirëkuptimit mes dy parlamenteve, nënshkruar në mars 2020, parashikon, ngritjen në Kuvendin e Shqipërisë të Punishtes së Demokracisë, e cila do të nxisë edukimin qytetar dhe interesin e të rinjve për politikën dhe proceset demokratike.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…