Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro takon Ambasadorin e Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith
Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u takua me Ambasadorin e Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith dhe Ambasadorin e COP26 për Evropën David Moran.
Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u takua me Ambasadorin e Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith dhe Ambasadorin e COP26 për Evropën David Moran.
Postimi
Një muaj përpara Konferencës së Klimës #COP26 në #Glasgow që do të mbledhë bashkë krerët e shteteve, u takuam me ?? Ambasadorin e Britanisë në Shqipëri Alastair King-Smith dhe Ambasadorin e COP26 për Evropën David Moran.
Natyrën ia kemi marrë borxh fëmijëve tanë!
Sot shifrat janë kokëforta ku 8️⃣0️⃣% e emetimeve të dioksidit të karbonit, përgjegjësit kryesor për ngrohjen globale, prodhohet nga energjitë fosile.
Prandaj strategjitë e gjelbra, tranzicioni dixhital dhe ekonomia qarkulluese nuk mbeten më fjalë që i përkasin artikujve shkencorë,⏳ por realiteti kah duhet të drejtohemi sot.
Ndonëse ne nuk jemi ndotës të konsiderueshëm, pësojmë si gjithë bota efektet e ndryshimeve klimatike, të ngrohjes dhe përmbytjeve po aq.
Të vegjël jemi, por të barabartë në angazhimet tona për tokën ku jetojmë, ajrin që thithim dhe ujin që pimë.
Kaq e thjeshtë!