Kosova merr masa mbrojtëse antidamping ndaj disa produkteve serbe

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia.


Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia. Hajdari ka treguar se vendimet kanë të bëjnë me importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve, derisa tjetri për njësitë e bllokut ndërtimor.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për medie ka folur për masat antidamping, ndaj disa kompanive serbe.

Ajo ka thënë se vendimi lidhet me masat mbrojtëse antidamping të importuara nga Serbia.

“Sot më 8 tetor, kemi marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia. Njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia. Vendimi tjetër cakton masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia”.

Hajdari ka thënë që të dy vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës me ligjin për masat antidamping.

“Vendimeve u kanë paraprirë hetimet e ndara dhe analizat e mirëfillta të departamentit të tregtisë i cili ka vepruar sipas kërkesave të prodhuesit vendor. Fillimi i hetimeve është mbështetur veçanërisht në propozimin e komisionit për vlerësimin e detyrimeve të veçanta në importe. Hetimet kanë konfirmuar se produktet në fjalë shiten me çmim më të ulët në tregun e Republikës së Kosovë sesa më tregun e brendshëm të Serbisë si vend i origjinës”.

Hajdari ka theksuar se më 24 shtator të këtij viti, kanë dërguar letër në CEFTA për përfaqësimin e vendit pa ndërmjetësimin e UNMIK-ut.

Zef Dedaj, drejtor i Departamentit të Tregtisë, ka thënë se efekti i kësaj mase do të jetë në uljen e importit nga Serbia.

Fakti që sot e kemi një mase në 3 centë dhe jo 2 centë bazohet në statistika. Mund të ketë hapësirë edhe për 4, meqë ka hapësirë për ndryshim kemi shkuar në 3. Kjo do të ketë efekt për uljen e importit nga Serbia. Nuk do ta afektojë konsumatorin. Pas 6 muajve nëse ka nevojë për 4 centë do të bëhet. Kjo e cila vazhdohet si e përkohshme për 6 muaj, vazhdohet pastaj për 6 muaj”, ka thënë ai.

Sipas vendimit, katër kompani serbe do të detyrohen që në importin e të gjitha llojeve të koncentratit për shpezë dhe kafshë, çmimi për kilogram të jetë prej 3 centë.

Ministrja Hajdari foli edhe për mundësinë e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

“Ministria po vijon bashkërendimin që përpos dokumentimit te barrierave tregtare të Serbisë te sigurohemi në ngritjen e kapaciteteve institucionale sepse janë edhe shume institucione tjera. Kryeministri ka përmendur doganën, agjencinë e ushqimit dhe të tjera. Ndonëse rrethanat në terren dhe ndjeshmëria e rastit nuk na lejon të japim detaje, puna jonë do të jetë në mbrojtje të ndërmarrësisë dhe tregtisë. Nëse ju tregojmë për veprimet tona do t’i dëmtojmë këto veprime”. /Monitor/

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…