Progres-raporti për Shqipërinë/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: Negociatat e pranimit duhet të fillojnë pa vonesë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sot pas publikimit të progres raportit të Komisionit Europian për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sot pas publikimit të progres raportit të Komisionit Europian për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Orët e fundit, pas publikimit të progres raportit, Uashingtoni dhe Brukseli dolën me një deklaratë të përbashkët, që pason takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme Josep Borrell.
Sipas diplomates, SHBA dhe BE janë dakort që vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së dhe se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesë.
Reagimi i plotë i Yuri Kim:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE pajtohen që rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket BE -së dhe negociatat e pranimit Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë.
Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit.