Dokumente me shenjën ‘sekrete’ u gjetën tek zyra e vjetër e presidentit Biden

Departamenti i Drejtësisë i SHBA po shqyrton një grup dokumentesh që dyshohet se jenë sekrete


Shtëpia e Bardhë konfirmoi se janë gjetur disa dokumente që kanë shenjat e dosjeve sekrete, në zyrën e vjetër të presidentit Biden, gjatë kohës kur ai nuk kishte funksion zyrtar. Me sugjerimin e Departamentit të Arkivave me rastin po merret Departamenti i Drejtësisë. Lajmi për dokumentet e zotit Biden përkon me marrjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët të cilët janë zotuar të nisin hetime të gjera për administratën e zotit Biden.

Departamenti i Drejtësisë po shqyrton një grup dokumentesh që dyshohet se jenë sekrete, të gjetura në hapësirat ish-institutit të Presidentit Joe Biden.

Njoftimi i bërë nga Shtëpia e Bardhë të hënën citon këshilltarin ligjor të presidentit, Richard Sauber i cili thotë se “një numër i vogël dokumentesh që mbanin shenjën e dokumenteve sekrete” u zbuluan nga avokatët personalë të presidentit amerikan ndërsa pastronin zyrat e Qendrës “Penn Biden” në Uashington.

Zoti Biden mbajti një zyrë në Uashington pasi u largua nga posti i zëvendëspresidentit më 2017 deri pak para se të niste fushatën e tij presidenciale më 2019. Dokumentet u gjetën disa ditë para zgjedhjeve të mesmandatit që u mbajtën më 8 nëntor 2022, në një “dollap të mbyllur” në zyrë, tha zoti Sauber.

“Vetëm pse një dokument shënohet si sekret nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht është i tillë. Për dokumente të tilla ka nivele të ndryshme klasifikimi dhe me këtë edhe ndëshkimet për marrjen e tyre janë të ndryshme, në varësi të informacionit që përmban”, sqaron gazetari i “Associated Press”, Zeke Miller.

Këshilltari ligjor i presidentit Biden tha se avokatët njoftuan menjëherë zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më pas, dokumentet e gjetura u dorëzuan në Administratën Kombëtare të Arkivave.

“Që nga ky zbulim, avokatët personalë të Presidentit kanë bashkëpunuar me Arkivin dhe Departamentin e Drejtësisë për të siguruar që çdo regjistrim i administratës Obama-Biden të jetë dorëzuar tek Arkiviat”, tha zoti Sauber.

Një person që ka njohuri mbi këtë çështje, i tha “Associated Press” në kushte anonimiteti se Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland i kërkoi Prokurorit të SHBA-së për Qarkun Verior të Illinoit, John Lausch të shqyrtonte çështjen.

Zoti Lausch është një nga prokurorët e paktë që vazhdon punën ndonëse ishte emëruar nga administrata e presidentit, Donald Trump.

Pavarësisht se Departamenti i Drejtësisë po merret me këtë çështje, zbulimi se zoti Biden ka mundësi të ketë patur në zotërim dokumente sekrete, në kohën kur nuk kishte funksion zyrtar, mund të shkaktojë telashe politike për presidentin. Kur u zbulua se ish presidenti Trump kishte marrë dosje sekrete pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Biden e quajti veprimin e tij si “të papërgjegjshëm”.

Zoti Trump reagoi të hënën, duke pyetur: “Kur do t’i bastisë FBI-ja shtëpitë e shumta të Joe Bidenit, ndoshta edhe Shtëpinë e Bardhë?”

“Dallimi këtu është se këto dokumentet u zbuluan nga avokatët personalë të Presidentit Biden. Në rastin e ish-presidentit Trump, disa nga dokumentet sekrete u kërkuan shumë herë të ktheheshin nga autoritetet federale. Në të paktën një rast, avokatët e ish-presidentit Trump thanë se nuk kishin dokumente për të kthyer. Kur autoritetet federale siguruan një urdhër bastisjeje, gjetën dhjetëra e dhjetëra dokumente të tjera me shenjën se ishin sekrete, në pronën e zotit Trump në Florida”, sqaron më tej gazetari i “Associated Press”, Zeke Miller.

Lajmi për dokumentet e zotit Biden përkon me marrjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët të cilët janë zotuar të nisin hetime të gjera për administratën e zotit Biden.

Kjo çështje mund të komplikojë gjithashtu vendimin e Departamentit të Drejtësisë nëse do të ngrejë akuza kundër ish presidentit Trump, i cili ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Zoti Trump ka pretenduar vazhdimisht se hetimi i Departamentit të Drejtësisë ndaj tij përbën “korrupsion”.

Arkivat Kombëtare deri tani nuk kanë bërë komente. Po ashtu edhe zëdhënësit e Departamentit të Drejtësisë nuk kanë pranuar të komentojnë./ VOA

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…