Pentagoni nis stërvitjen e trupave ukrainase për sistemet Patriot

Forcat ukrainase janë stërvitur edhe me parë në SHBA, përfshirë përdorimin e dronëve ‘Switchblade’, dronë vetëshkatërrues


Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se Uashingtoni do të nisë këtë muaj t’u mësojë trupave ukrainase se si të përdorin sistemet e mbrotjes raketore Patriot. Stërvitjet do të kryen në bazën ushtarake ‘Fort Sill’ që ndodhet në shtetin e Oklahomës.

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për VOA-n se SHBA, do të stërvitë për disa muaj rreth 100 ushtarakë ukrainas, një numër i mjaftueshëm për të operuar një sistem Patriot.

Forcat ukrainase janë stërvitur edhe me parë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë dhe mbi përdorimin e dronëve ‘Switchblade’, dronë vetëshkatërrues, apo të ashtuquajturit armë fluturuese.

Baza ushtarake e ‘Fort Sill-it’ shërben për kryerjen e stërvitjeve për trupat amerikane për përdorimin e sistemeve Patriot si dhe artilerisë së lëvizshme.

Vendimi për të stërvitur në SHBA trupa ukrainase, vjen pas vendimit të marrë nga Presidenti Biden muajin e kaluar, për dërgimin e një sistemi të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, me synimin për të forcuar mbrojtjen e Kievit kundër sulmeve me raketa ruse. Javën e kaluar edhe Gjermania njoftoi se do të dërgojë një sistem Patriot në Ukrainë./VOA

Lexo më shumë nga

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.