Presidenti Begaj pritje me gazetarët: Media është mision!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme pritjen e fillimvitit me gazetarët dhe përfaqësuesit e medias në vend


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme pritjen e fillimvitit me gazetarët dhe përfaqësuesit e medias në vend, teksa ka mbajtur fjalën e tij ku deklaroi se te institucioni i Presidentit media mund të gjejë dëgjuesin e kujdesshëm, dhe gatishmëri për mbështetjen që profesionistët e medias të kenë trajtimin, mirënjohjen dhe siguritë që meritojnë.

Presidenti Begaj shprehu shqetësimin se hapësira mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare, pasi sipas tij shpesh herë mediat shndërrohen në fushë-betejë politike ku çdo gjë është e mundur që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar profesionistë të medias e gazetarisë, mirë se vini!
Më lejoni që pikësëpari t’ju uroj një Vit të Ri të frytshëm e shumë të mbarë për Ju dhe familjet tuaja.

Përveçse pushteti i katërt, media është mision. Unë dua të shpreh mirënjohjen time për ju dhe të gjithë ata që i përkushtohen këtij misioni. E di që profesioni juaj ka vështirësitë e veta, që janë jo vetëm sfida profesionale, por kanë të bejnë dhe me sigurinë ekonomike e kushtet e ushtrimit të profesionit tuaj. Tek unë dhe institucioni i Presidentit të Republikës do të gjeni dëgjuesin e kujdesshëm, dhe gatishmëri për mbështetjen që profesionistët e medias të kenë trajtimin, mirënjohjen dhe siguritë që meritojnë.

Ju keni fuqinë e prezantimit të realiteteve të cilat mund t’i njohim më mirë e më ndryshe veçanërisht prej jush. Për këto realitete, cilatdo qofshin ato, e sidomos përsa i përket veprimtarisë sime dhe Institucionit të Presidentit: Ju siguroj se nuk do të ketë kërkesa të asnjë lloji për kohën dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Detyra jonë është t’ju ofrojmë gjithë informacionin dhe mbështetjen që e kërkon ligji, demokracia, dhe angazhimi qytetar.

Nga ana tjetër, më lejoni të shpreh një shqetësim që e ndaj me shumë shqiptarë të brezave të ndryshëm. Hapësira jonë mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare. Shumë shpesh mediat, shndrrohen në fushë-betejë politike, ku çdo gjë është e mundur, që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie.

Shqipëria e sotme nuk ka as realitetin e as përballjen politike më të egër të Evropës. Ndaj nuk ka pse media shqiptare t’i përjetojë e përcjellë si të tilla. Shoqëria shqiptare ka vite tashmë që merret shembull nga politika për arritjet e saj. Ndaj, kjo shoqëri nuk mund të lihet apo shfaqet si varëse e një drame politike e morale të parashkruar në redaksi, apo dhe llogari pa autorësi e rrjedhimisht pa përgjegjësi.

Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm për arritjet e saj nga viti 1992 e deri më sot. Vendi ynë është i veçantë për forcën me të cilën ka tejkaluar një histori e gjeo-politikë shumë të vështirë. Është i rrallë për natyrën e tij dhe forcën e vullnetit të shqiptarëve.

Për të tjerat, Shqipëria është një vend euro-atlantik, thellësisht i dedikuar dhe në rrugën e sigurtë për integrimin euroatlantik në Bashkimin Evropian që ka probleme e arritje si vende të tjera në Evropë. Në këtë kuptim media duhet të ketë fuqinë e së vërtetës, të largpamjes dhe të frymëzimit si shumë simotra të saj me traditë demokratike. Është koha. Është mundësia. Ekziston edhe mbështetja.

Kritika e risitë e sjella nga mediat e rrjetet sociale mund të jenë udhërrëfyese të shoqërisë drejt arritjeve të saj. Por, është e trishtë kur kjo mundësi shfrytëzohet për të përhapur baltën e ambicjeve të vogla të kujtdo ka llogari të hapura, me histori personale, ose me historinë a drejtësinë e këtij vendi.

Këtë e them në kuptimin më të gjerë të fjalës, sepse unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionitët tanë të mediave. Ndaj dhe mesazhi im sot, për ju l, në këtë fillim viti është: Të jeni frymëzues, referencë cilësie për të rinjtë që angazhohen me lajmin e median, dhe të arrini fuqinë e rolit që ju takon!

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…