Shqipëria hap ambasadë në Ukrainë
Ky akt është ndërmarrë pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes diplomatike mes dy vendeve
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Twitter” ka njoftuar se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë.
Ky akt është ndërmarrë pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes diplomatike mes dy vendeve që at’herë dolën nga tirania në botën e lirë.
Xhaçka po ashtu shkruan se sot jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë.
1/4 It has been 30 years since #Albania ??& #Ukraine ?? established diplomatic relations as two countries emerging from tyranny into the free world. Today we are proud to stand by #Ukraine as true friends on the right side of history. pic.twitter.com/CIKCfYmAXX
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) January 12, 2023
NJOFTIMI
Kanë kaluar ?? vjet që kur Shqipëria ?? dhe Ukraina ?? vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë ?️.
? Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës ?? si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria ?? do të mbështesë Ukrainën ?? dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë ??.
Shqipëria ?? dhe Ukraina ?? i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.
? Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria ?? do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë ??.
????? Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen