Komiteti i PE-së voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime


Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Bëhet e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime

Anëtarët e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Europian i thanë po liberalizimit të vizave për Kosovën, saktësisht marrëveshje tripalëshe.

Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetor të vitit 2022 ndërmjet Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Europian.

Kjo marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenime nga anëtarët e Komitetit të PE-së.

“Më pas, Parlamenti Europian në seancën plenare do të votojë për këtë çështje”, bëhet e ditur në postimin e Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Europian.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tani pasi marrëveshja është votuar në Komisionin për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), çështja e liberalizimit të vizave do të shkojë për votim në seancën e Parlamentit Europian.

Më pas do të konfirmohet edhe nga Këshilli i BE-së.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se tashmë ka mbetur vetëm përmbyllja e pjesës formale të vendimit, pasi Presidenca çeke me sukses e kishte përfunduar punën kryesore në dhjetorin e vitit të kaluar.

Përpjekjet e Presidencës çeke ishin kurorëzuar së pari me pajtimin e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim ishte kompromis, sipas të cilit, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi së bashku me funksionalizimin e sistemit ETIAS, më së voni deri më 1 janar 2024.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk mund të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.

Që nga viti 2018, Komisioni Europian disa herë ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, por vendimi nuk ishte marrë për shkak se disa shtete kishin shprehur rezerva. /MONITOR

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…