Xhaçka: Sulmi rus në Dnipro, një krim i urryer!
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, në qytetin e Dnipros ku një bllok apartamentesh u godit nga raketat.
Xhaçka shkroi se ky është një tjetër krim i urryer lufte nga Rusia, strategjitë e së cilës në Ukrainë e cilësoi si më ë ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa të një vendi modern.
“E tmerruar nga numri i të vdekurve nga sulmi rus me raketa kundër një blloku apartamentesh në Dnipro. Një tjetër krim i urryer lufte nga një Rusi, strategjitë dhe taktikat e së cilës në Ukrainë janë më të ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa ato të një vendi modern dhe anëtari i përhershëm i Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që i gjithë zinxhiri i komandës ruse të mbahet përgjegjës për këto krime barbare. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shkroi ajo në Twitter.
1/2Horrified by the death toll from ??'s missile attack against an appartment block in #Dnipro.Yet another heinous war crime by a Russia whose strategy&tactics in #Ukraine are more akin to those of a terrorist organization than those of a modern country&permanent member of #UNSC pic.twitter.com/sVHLy0L5AB
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) January 15, 2023