Biden: Beteja për shpirtin e SHBA është e përjetshme!

Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si shembull jetën e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King Jr


Presidenti Joe Biden u tha amerikanëve që të marrin si shembull jetën e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King Jr për të nxjerrë mësime për t’iu larguar ndasive, ekstremizmit dhe padrejtësive.

Presidenti Biden i mbajti komentet në Kishën Baptiste Ebezener, ku u bë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që foli në një shërbesë të së dielës në kishën e udhëheqësit të të drejtave civile në Atlanta, një ditë para festës kombëtare për nder të tij.

Zoti Biden ishte ftuar të fliste në shërbesë nga pastori i kishës, senatori demokrat amerikan Raphael Warnock. Fjalimi i tij u përqendrua tek një temë e përbashkët: vendi dhe bota po luftojnë kundër forcave autokratike.

“Unë jam këtu para jush në një pikë kritike për Shtetet e Bashkuara dhe botën sipas këndvështrimit tim,” tha zoti Biden, duke thënë se është “një zgjedhjeje”.

“A jemi ne një popull që do të zgjedhim demokracinë në vend të autokracisë?” pyeti presidenti Biden. “Ne duhet të zgjedhim komunitetin në vend të kaosit. A do të jemi ne ata që zgjedhim dashurinë mbi urrejtjen? Këto janë pyetjet e kohës sonë dhe arsyeja pse jam këtu.”

Martin Luther King punoi për të drejtën e votës, tha zoti Biden, por “do të ishte mirë të mos harrojmë se misioni i tij ishte edhe më i thellë. Ishte shpirtëror. Ishte moral.”

Ai shpesh shtronte pyetjen se ku shkojmë më tej, tha presidenti Biden. “Mesazhi im për kombin sot është që ne ecim përpara. Ne ecim së bashku.”

E diela do të ishte ditëlindja e 94-të e reverendit King. Ai u vra në moshën 39-vjeçare në vitin 1968 në Memphis të Tenesisë, nga segregacionisti James Earl Ray. King ishte pastor i kishës Ebenezer nga viti 1960 deri në vdekjen e tij.

“Beteja për shpirtin e këtij kombi është e përjetshme,” thazoti Biden në homazhin e tij. “Është një luftë e vazhdueshme midis shpresës dhe frikës, mirësisë dhe mizorisë, drejtësisë dhe padrejtësisë.”

Shumë presidentë, përfshirë zotin Biden, kanë vizituar Ebenezerin për të nderuar Martin Luther Kingun, zakonisht në aktivitetet për ditëlindjen e tij. Por Presidenti Biden ishte i pari që fliste nga foltorja në një shërbesë të rregullt të së dielës.

King “na kujton se ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin nga fati, se kjo nuk ka të bëjë me demokratët dhe republikanët,” tha senatori Warnock më herët të dielën.

Të hënën zoti Biden do të takohet me aktivistin e të drejtave civile Al Sharpton në Uashington dhe do të flasë me organizatën e tij, Rrjetin Kombëtar të Veprimit.

Presidenti Biden u zgjodh në vitin 2020 me mbështetje të fortë nga votuesit afrikano-amerikanë pasi u zotua të bëjë më shumë për të zgjeruar të drejtat e votimit dhe për të adresuar çështje të tjera të drejtësisë racore. Por disa grupe aktiviste bojkotuan fjalimin e tij të vitit 2022 për të nderuar Martin Luther Kingun, të zhgënjyer nga ajo që ata e shohin si mungesë veprimi. /VOA

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.